Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Leshnicë të Korçës.
Raportohet se dy makina janë përplasur, e si pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur, dhe një i vdekur.
Personi që ka ndërruar jetë është drejtuesi i mjetit tip “Golf”.
Të plagosur kanë mbetur 3 pasagjere femra të mjetit tip “Golf” dhe drejtuesi i mjetit D.H tip Benz, të cilët janë transportuar në Spital.
Informacion paraprak.
Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.
Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(K.H/Faxweb.al)