Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Kavajës, ku si pasojë e përplasjes nga një makinë, ka ndërruar jenë drejtuesi i një biçiklete.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Prokurorisë së këtij qyteti, ku një një mjet ka përplasur për vdekje një person i cili po ecte me biçikletë. Policia bën me dije se viktima ështështetasi me inicialet S.B. 35 vjeç.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti që ka përplasur biçikletën, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe në të cilat ka ndodhur ky aksident.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:50, në qendër të qytetit të Kavajës, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin S. B., rreth 35 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.
(B.B/ Faxweb.al)