Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar në afërsi të urës së Tiranës.
Në aksident janë përfshirë 4 automjete. 6 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet një 23-vjeçare.
Megjithatë policia në reagimin e saj deklaron se në aksident janë përfshirë vetëm tre automjet, ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga ‘Fax Neës’ duket dhe një tjetër automjet i cili ka dalë jashtë rruge në një parcelë.
Njoftimi nga policia
Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).
Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
https://www.youtube.com/watch?v=1w595dvshSA&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=NP72h1Uydj4