Janë identifikuar personat të cilët u përfshinë në një aksident pak minuta më parë në kryeqytet. (Lexo këtu) Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se mjeti me drejtues shtetasin F. F, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët D.F, R.F dhe A. F të cilët mendohet të jenë anëtar të së njëjtës familje.
Personat u dërguan në spital për ndihmë mjeksore, ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tyre. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e “Elbasanit”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit” mjeti me drejtues shtetasin F. F, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët D. F, R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Discussion about this post