Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë në Fushë Krujë ku mbetën të plagosur rëndë tre persona pasi një automjet tip benz u përplas me një fouristradë me targa italiane. ‘Fax News’ mëson se të plagosurit janë dy femra dhe një mashkull.
Të dy femrat janë dërguar në spitalin ushtarak, ndërsa djali i cili mbeti i shtrirë në rrugë është dërguar me makinë private.
Ambulancat janë vonuar pasi qendra shëndetësore e Fushë Krujës ka vetëm një të tillë, ndërsa ambulancat e tjera ndodhen tek spitali në Krujë.
Ambulancat nga Kruja nuk kanë ardhur, përveç asaj të qendrës shëndetësore në Fushë-Krujë. Qendra shëndetësore e Fushë Krujës ka vetëm 1 ambulancë edhe pse mbulon 3-fishin e territorit dhe autostradën nga Tapiza në Mamurras dhe nga fshati Halil deri afër Rinasit .
https://www.youtube.com/watch?v=Jv1wJf0OFhU&feature=youtu.be
(B.H/Faxeb)