Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë rrugës së Durrësit në kryeqytet, ku makina ka përplasur një 23-vjeçare e cila po udhëtonte me biçikletë. E reja është dërguar me urgjencë drejr spitalit, ku tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq po hetohen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia nuk bën të ditur nëse e ka ndaluar apo jo drejtuesin e mjetit.
Njoftimi i plotë i policisë: Më datë 11.06.2020, rreth orës 08:00, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues M.H., 28 vjeç, ka aksidentuar biçiklisten shtetasen R.D., 23 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.