Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Berat, ku një makinë goditi barrierën dher ra në lumë e për pasojë humbi jetën nëna dhe fëmija i saj 6-vjeç.
A mund të shmangej një tragjedi e tillë? Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe në një intervistë dhënë për gazetarin e Faxnews Eduard Halili u shpreh se kjo tragjedi mund të shmangej.
Sipas tij barrierat nuk ishin të duhurat dhe se ato duhet të mbronin mjetin që të mos binte në lumë
Sulçe: Referuar edhe pamjeve filmike që janë parë nga të gjithë konstatoj se nëse do ishin zbatuar rregullat dhe vkm 625 e vitit 2015 dhe elementët e sigurisë, ky aksident nuk do të ndodhte. Në këtë këndvështrim rilindja urbane eshte një fasadë e rendomtë që ofron një cilësi dhe siguri të dobët.
Përsa kohë në institucionet e tyre të ketë militant dhe i vënë ata që drejtojnë tenderat, ky do jetë përfundimi dhe siguria rrugore.
Barrierat janë jo të duhurat?
Këto vendosen në rrugë që nëse nje drejtues humb drejtimin e mjetit, e kthen mjetin përsëri në rrugë.
Edhe në rrugën Corovodë-Polican ka qenë e njëtë, edhe rrugën e Kukësit. Të jemi të kujdesshëm në rrugë që të ruajmë veten.
Nëse barrierat do të ishin me standarde të tjera do shmangej?
Absolutisht që do shmangej tragjedia. Këndi I goditjes ishte më i vogël se 20 gradë. Shpejtësia e mjetit nuk është e madhe. Nëse do ishte venbdosur sipas vkm te 2015. A ka një koloudi, projekt.
Qytetarët meritojnë të ketë të gjithë elementët e sigurisë rrugore. Ka ardhur koha që nga institucionet të largohen militantët dhe pushtat, që nuk i shërbejnë popullit.