Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Leshnicë të Korçës, ku një person ka ndërruar jetë.
Viktima është Agron Qamo 52 vjec nga Kamza.
Ndërsa të plagosur kanë mbetur Danjel Hyka 32 vjec drejtues i mjetit Benz, i cili po transportohet drejt Tiranës, banues në fshatin Petrushe, Fiqerete Qamo 49 vjeç, K. A.10 vjec, dhe Gentjana Akballa e cila ndodhen në reaminacion.
Informacion i policisë:
Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.
Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(K.H/Faxweb.al)