Një autoveturë është përplasur me një kamion në autostradën Tiranë-Elbasan e për pasojë ka humbur jetën një person.
Emri dhe mosha e viktimës ende nuk dihet ndërsa mësohet se është e seksit mashkull ndërsa autovetura me targa të huaja me të cilën udhëtonte është shkatërruar plotësisht.
Ajo ishte e pajisur me impiant gazi dhe raportohet se pas përplasjes me maunen ka shpërthyer brenda tunelit duke shkaktuar kështu edhe vdekjen e drejtuesit të saj.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda tunelitn të Krrabës ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak ka qenë parakalimi i gabuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mësuar rreth shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik, ndërkohë edhe embulanca me ekip mjekësor ndodhen pranë vendgjarjes.
Viktima është duke u transportuar drejt morgut të Elbasanit ndërsa ka mosgjetje të dakortësisë mes Policisë së Tiranës dhe asaj të Elbasanit për të marrë nën hetim çështjen.
(F.GJ/FAXWEB.AL)