Aksidenti i një jave më parë ku humbën jetën 17 persona ka bërë që të japin dorheqjen e tre ministra në Bullgari.
Mësohet se ka hequr dorë nga posti Ministri i Brendshëm, Valentin Radev, Ministri i Transporteve, Ivajlo Moskovski dhe ai i Zhvillimit Rajonal, Nikolai Nankov dhanë dorëheqjen me kërkesë të Kryeministrit Boiko Borisov.
Kujtojmë se një javë më parë turistët bullgarë ishin nisur të vizitonin malet veriore të Sofjes.
Grupi i ekspertëve doli në përfundimin se rruga ku u shkaktua aksidenti ishte në gjendje të keqe, pavarësisht disa fondeve europiane për riparimin e saj. Mediat vendase raportuan se autobusi ishte i vjetër dhe nuk kishte kaluar dy kontrollet e fundit teknike të Ministrisë së Transportit.
“Ne nuk mundëm të parandalonim këtë tragjedi”, tha Ministri i Brendshëm, Valentin Radev gjatë momentit kur ka dhënë dorëheqjen.
(E.V/Faxweb.al)