Është zbardhur identiteti i dy viktimave të sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Bushat.
Bëhet me dije se ato janë Luljeta Zefi, 39-vjeçe banuese në Shkodër dhe Diana Mjeshtri, 45-vjeçe.
Kujtomë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në aksin Shkodër-Bushat në vendin e quajtur Kryebushat dhe mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.
Një dëshmitar nga vendngjarja ka folur për Fax News në lidhje me aksidentin e rëndë.
Sipas Dritan Elbasanit, ambulanca ka mbërritur 20 minuta me vonesë, ndërkohë që ishte pa mjekë brenda.
Mësohet se dy gratë që kanë humbur jetën kanë qenë në mjetin tip “Audi”, ndërsa 5 personat e plagosur ndodheshin në mjetin tjetër.
Ndërkaq policia ka publikuar edhe emrat e personave të cilët ndodhen në spital (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post