Bashkia e Kamzës ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur ditën e djeshme ku humbën jetën 2 persona dhe 2 të tjerë u plagosën.
Si fillim bashkia ka ngushëlluar familjarët dhe ka reaguar ndaj raportimit të policisë.
“Policia e Shtetit dha informim dashakeq. Ngjarja nuk ka ndohur në Kamëz por në Tiranë”, ka deklaruar bashkia.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi mëngjesin e djeshëm në Kodër Kamzë ku një grua e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin e mjetit të saj duke përplasur fillimisht një biçiklist, 29-vjeçarin Ramazan Isha dhe më pas një grua, Valbona Ndreun së bashku me dy vajzat e saj 7 dhe 6 vjeç.
Për pasojë ka mbetur e vdekur 7-vjeçarja E.N dhe pas saj është deklaruar i vdekur nga policia dhe 29-vjeçari Ramazan Isha.
Në spital ndodhet në gjendje të rëndë e vogla 6-vjeçare, e cila sipas mjekëve ndodhet në sallën e operimit. Gjithashtu dhe nëna e 2 vajzave Valbona Ndreu është dërguar me urgjencë në spital me plagë.
Ngjarja:
Gruaja shofere Rozina Koleci 38 vjeç ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe fillimisht është përplasur me biçiklistin, Ramazan Isha dhe më pas me bordurën e rrugës ku prisnin të kapërcenin rrugën nëna Valbona Ndreu me dy vajzat.
Vajza 7 vjeç, E.N ka ndërruar jetë në moment, ndërsa më pas dhe biçiklisti Ramazan Isha. .
Ndërsa drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Koleci është shoqëruar në polici.
(E.V/Faxweb.al)