Ditën e sotme Gjykata e Korçës ka lënë në burg 29-vjecarin Spiro Naci i cili u arrestua disa ditë më pare si shkaktar i aksidentit me eskorten e Ramës. Prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg ndërsa është lënë ne fuqi nga gjykata e shkallës se parë.
“Në vendin ku ndodhi aksidenti ka qene vija e ndërprerë qe lejon parakalimin Une kam kryer parakalimin . Iu kërkoj ndjesë gardes se padashje i kam shkaktuar shqetesim. Ndjesë i kerkoj edhe familjes time qe i kam shqetësuar. Nuk jam dakort për masën arrest me burg sepse më rrezikon vendin e punës dhe do mbetem i papunë.”, është shprehur Naçi. (J.V/Faxweb)