Një mikrobus me nxënës të shkollës së mesme të Çorovodës ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 nxënës. Nga të plagosurit 4 prej tyre janë dërguar në spitalin e Beratit, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Në një prononcim për mediat drejtori i Qendres së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj informoi se gjëndja e përgjithshme shëndetësore e vajzës është e mirë.
“Ka frakturë të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive. Presim dhe ekzaminime të tjera. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë” u shpreh doktori.
Ndërkohë Brataj tha se nuk prisnin të vinin raste të tjera urgjente nga ky aksident por mbase në orët në vazhdim mund të transportohet me autoambulancë ndonjë fëmijë që ka nevojë për mjekim të specializuar.
(M.Q/Faxweb)