Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rubik ku një mjet tip Benz ka rënë në lumin Mat pasi u përplas me bordurën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Pllanë-Rrubik, ku një automjet tip “Benz” me targa AA 272 JN ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Mat.
‘Fax News’ raporton se emri i viktimës është Viktor Marku. Mjeti ka qenë në lëvizje nga Miloti në drejtim të fshatit Bërzanë. Policia nuk ka konstatuar persona të tjerë pas nxjerrjes së mjetit nga lumi.
Njoftimi paraprak
Dalja nga rruga në rrugen dytësore Pllanë-Rrubik. Automjeti tip “Benz” me targa AA 272 JN. Policia e ka nxjerr mjetin tani ne ane te lumit dhe ska konstatuar njerez te tjere brenda ne mjet Mjeti ka qene ne levizje nga Miloti ne drejtim te fshatit Berzane.
Dhe nga kontrolli ne brendesi te mjetit seshte konstatuat ndonje shtetas tjeter. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post