Pas aksidentit në Shkodër ku mbeti i vdekur 60 vjeçari me iniciale P.P, është arrestuar punonjësi i policisë Përparim Papa, me detyrë oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Komisariati Policisë Malësi e Madhe.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në datë 26.07.2017, rreth orës 01:10 në segmentin rrugor Velipojë – Shkodër, në fshatin Mali Kolajve, Policia u njoftua se kishte ndodhur një aksident me pasojë vdekjen. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe konstatuan mjetin tip ‘’OPEL’’, me targa AA798FI me drejtues mjeti Përparim Papa, i cili ishte përplasur me mjetin motorçikletë tip ‘Yamaha’ me targë SH 807 B. Për pasojë humbi jetën shtetasi P. P. 60 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë. U arrestua në flagrancë shtetasit Përparim Papa, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Komisariati Policisë Malësi e Madhe. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal. (B.H/Shuplaka)