Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti rëndë ku humbi jetën 36-vjeccari që lëvizte me automjetin e ambasadës ruse.
Makina ka pasur një shpejtësi rreth 160km/h në momentin e goditjes. I njëjti automjet rezulton problematik, pasi është ndaluar më herët të paktën dy herë me shpejtësi mbi 150km/h.
Por duke qenë se janë automjete të trupave diplomatike, policia shqiptare nuk mund ti vendosë gjoba apo ti ndalojë. Policia dorëzon raport shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme, më pas kjo e fundit ia dorëzon Ministrisë së Jashtme dhe kjo dorëzon notë proteste në ambasadë.
Burime nga Policia bëjnë me dije se kjo ka qenë një problematike e përsëritur dhe me automjete te ambasadave të tjera, që janë në dijeni të kësaj hapësire ligjore, dhe bëjnë shkelje të rregullave të qarkullimit./FAXWEB.AL
Lexo edhe lajmin: