Të tjera detaje zbulohen pas ngjarjes së rëndë në Devoll, ku 1 person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti me zetor.
Fillimisht u raportua vetëm për një të plagosur dhe një të vdekur, mirëpo sipas raportimeve nga vendgjarja për “Shuplaka-n” bëhet fjalë për katër persona.
“Shuplaka” mëson se katër personat e aksidentuar ndodheshin në gjendje të dehur ndërsa udhëtonin mbi një mjet zetor. Ata kishin dalë për të festuar festën e 1 majit sipër fshatit, por për fat të keq festimet e tyre përfunduan në një tragjedi.
Njëri nga të rinjtë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër i ri është plagosur rëndë. Ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë vetëm plagë të lehta.
NJOFTIMI I PARË POLICISË:
Më datë 01.05.2017, jemi njoftuar se në fshatin Çetë shtetasi A.K rreth 24 vjeç, duke drejtuar një mjet tip zetor ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi i lartpërmendur, si edhe është plagosur shtetasi D.B rreth 20 vjeç, pasagjer në këtë mjet i cili ndodhet në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (D.D/Shuplaka)