Pasditen e sotme dy makina u përplasën në fshatin Belorta të Korçës. Si pasojë një person ka humbur jetën, teksa një tjetër ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë për jetën.
Përplasja rezultoi fatale, teksa një prej makinave përfundoi në kanalin anës rrugës, me policinë dhe forcat e ndihmës së shpejtë që patën vështirësi në nxjerrjen e një prej të aksidentuarve nga makina.
Një grup hetimor është në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e plota të aksidentit.