Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi ditën e sotme në Bulqizë, ku një mjet doli nga rruga dhe përplasi një këmbësore.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, ku Sali Hoxha, 64 vjeç duke drejtuar automjetin doli nga rruga pasi humbi kontrollin dhe përplasi këmbësoren Hysnije Murra, 59 vjeçe, e cila ndërroi jetë.
Kjo e fundit ishte mësuese e lëndës së Biologjisë në gjumnazin “Arbëria”, Bulqizë. Një figurë e paharrueshme në arsim e cila për vite u përkushtua me pasion dhe dashuri ndaj nxënësve të saj në gjimnazin “Arbëria” të Bulqizës.
Hysnija nuk ishte thjesht një mësuese e biologjisë. Ajo jo vetëm mësoi shkencën e jetës, por u mësoi nxënësve në Bulqizë edhe respektin, përkushtimin për të mësuar.
Humbja e zyshës është e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ata që patën mundësinë ta njohin dhe të mësojnë prej zysh Hysnijes!
Mirënjohje e përjetshme për gjithçka që u dhurove e mësove gjimnazistëve të Bulqizës, mësuese Hysnije!