Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit në zonën e nohur si “Akullorja”, ku një automjet i drejtuar nga 48-vjeçari me iniciale A.L., ka aksidentuar 23-vjeçarin me iniciale M.LL.
23-vjeçari është transportuar në në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku fatkeqësisht edhe ka ndërruar jetë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, ku 48-vjeçari me inicialet A.L., ka përplasur me makinë të riun me inicialet M.Ll,.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë për ngjajren:
Manëz
Informacion Paraprak
Më datë 28.04.2019, rreth orës 18:50 , në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, në Armath, Manzë, në vendin e quajtur “Akullorja”, shtetasi A.L.,48 vjeç,duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç ,i cili u transportua në spitalin e Traumës,Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
(F.GJ.FAXWEB.AL)