Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Fushë-Krujë, ku tre makina janë përfshirë një një aksident e për pasojë paraprakisht u raportua për 7 persona të plagosur ndërsa policia konfirmon vdekjen e njërit prej tyre.
Viktima është shtetasi F.Xh.,59 vjeç i cili drejtonte mjetin tip “Volkswagen”.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen Tapizë ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas Policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se në aksident është përfshirë një mjet tip ”Touran” me targat AA 392 PY, një autobuz tip ”Benz” me targat AA 358 DG si dhe një automjet tip ”Benz” me targat AA 722 NT.
Informacion paraprak:
Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit,të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)