Policia e Korçës ka dhënë verisonin zyrtar në lidhje me aksidentin që ndodhi në fshatin Bulgarec ku u përfshi makina e ekskortës të kryminsitrit Rama. Sipas policisë në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së kryeministrit, një mjet tip “Volkswagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.
Por policia nxitoi në arritjen e përfundimit dhe njoftoi se mjeti tip “Volkswagen”, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, nuk ka respetuar a largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë, ka goditur makinën tip “Range Rover”. Pra makina e ekskodës së Ramën ishte brenda rregullave të qarkullimit sipas policisë.
“Paraprakisht mësohet se mjeti tip “Volkswagen”, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë, ka goditur makinën tip “Range Rover”që udhëtonte para tij dhe uli shpejtesinë, e më pas makinën e katërt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.”, shkruan policia.
DETAJE:
Më datë 27.11.2017, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.
Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volkswagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht mësohet se mjeti tip “Volkswagen”, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë, ka goditur makinën tip “Range Rover”që udhëtonte para tij dhe uli shpejtesinë, e më pas makinën e katërt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.
I dëmtuar më lehtë është dhe mjeti tip “Mitsubishi” që ishte pjesë e eskortës.
Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (J.V/Faxweb)