21:30 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksidenti në Vlorë, i mbijetuari: Ismailaj donte të pranoja që kisha probleme me shikimin

08:46 | 07/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit
0
Arrestohet shefi i Hetimit në  Vlorë, i kërkoi shoferit të dëshmonte që  kishte probleme me shikimin

Rreth dy javë pas aksidentit tragjik ku mbeti i vdekur Kristi Panajoti 18 vjeç, ka reaguar drejtuesi i mjetit dhe njëherazi shoku i viktimës, Petraq Bejaj.

Ai ka rrëfyer minutat para aksidentit dhe se si Shefi i Seksionit për Hetimet e Aksidenteve, Myslim Ismailaj, i kërkoi të deklaronte se kishte probleme me shikimin.

Petraq Bejaj ka treguar se përpara aksidentit të rëndë, ai dhe viktima kishin frekuentuar një lokal të një miku, e më pas vendosën të bënin një xhiro përpara kthimit në shtëpi.

“Para aksidentit po bisedonim, nuk pashë asnjë tabelë kur papritur rashë në një gropë që ishte shumë e madhe. Humba ndjenjat e pasi u përmenda, dola vetë nga makina por nuk mbaj mend asgjë nga momenti i përplasjes. Ishin disa djem që më çuan në spital.”, është shprehur Bejaj.

Ai thekson se nuk kishin konsumuar asnjë lloj alkooli apo droge dhe nuk po ecnin me më shumë se 60km/orë. Mes dhimbjes, i riu rrëfen momentet e fundit me 18-vjeçarin Panajoti: “Ndiej dhimbje shumë të madhe për Kristin. Pak para aksidentit, ai më kërkoi të bënim foto.”

I mbijetuari i aksidentit rrëfen se asnjëherë nuk ka pasur probleme me shikimin, ndryshe nga sa Ismailaj i kërkoi të deklaronte: “Ai nxorri jashtë dhomës së spitalit mamanë time dhe mjeken. Më pas më kërkoi të tregoja çfarë kishte ndodhur dhe më tha që duhet të pranoja se kisha probleme me shikimin.”

bejaj

Etiketa: aksidenti mbijetuarilungomarerrefim
Pas

IKMT aksion për prishjen e banesave në Institut, në krye të aksionit Tahiri dhe Lame

Para

Shtypi i ditës 07/12/2016

Para
Shtypi i ditës 05/12/2016

Shtypi i ditës 07/12/2016

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.