17:11 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksidenti në Maminas, Dardan Gjeka nuk pranon të ketë patur lidhje me viktimën, thotë se e kishte shitur makinën (foto-dokumenti)

21:57 | 22/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksidenti në Maminas, Dardan Gjeka nuk pranon të ketë patur lidhje me viktimën, thotë se e kishte shitur makinën (foto-dokumenti)

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm në Maminas ku mbetën të vdekur dy persona 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe drejtuesi i taksisë ku ajo po udhëtonte, Bujar Agalliu, të cilët u goditën nga një Benz, por policia nuk gjeti asnjë person në vendngjarje.

‘Fax News’ ka zbuluar aktin noterial të shitjes së makinës nga ana e 24-vjeçarit shkodran Dardan Gjeka, i shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i këtij aksidenti rrugor, tek shtetasi Fatjon Zhaborja, person i shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë në një reagim për ‘Report Tv’ Dardan Gjeka, 24-vjeçari nga Shkodra pretendon se nuk është në kërkim nga policia për aksidentin e rëndë autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit. Ai pranon se automjeti tip “Benz ML” që ka shkaktuar aksidentin ka qenë në pronësi të tij, por atë e ka shitur te Fatjon Zhaborja, i cili është në kërkim. I pyetur për udhëtimet jashtë vendit të cilat përkojnë me ato të viktimës, Gjeka tha se ka udhëtuar përmes Hanit të Hotit, ndërsa mohon të ketë njohje me Elena Avdillari.

“Nuk jam në kërkim. Kam shkuar në tetë të mëngjesit në policinë e Durrësit dhe kam dhënë shpjegimet, kam çuar aktin e shitjes së makinës. Automjetin e nxora në internet në shitje dhe më mori në telefon burri i huaj para një muaji e gjysmë. Ia kam shitur, kam bërë aktin e shitjes dhe ai iku në punë të vet. Nuk kam njohje me viktimën dhe as me personin që ka shkaktuar aksidentin”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave konfidenciale Elena rezulton person me lëvizje të herë pas hershme nëpërmjet pikave të ndryshme kufitare të vendit. Po ashtu rezulton person që është kthyer shumë shpesh nga thyerja e dekumenteve për leje qendrimi sipas marrveshjeve Schengen. Elena ka hyrë dhe dalë vetëm këtë vit 4 herë jashtë vendit, ndërsa herën e fundit që nuk është lejuar të dalë jashtë vendit nga pika kuftare e rinasit me 10janar 2018.

Dardan Gjekaj po ashtu rezulton shtetas me hyrje dhe dalje të shpeshta jashtë vendit nëpërmjet pikës kufitare Hani i Hotit që përkojnë me të njëjtat data të viktimës.

Aksidenti rrugor me dy viktima që ndodhi mbrëmë në mesnatë pranë Maminasit sipas hetuesve mund të jetë shkaktuar me qëllim nga i riu që ndodhej në benzin që përplasi taksinë.
Sipas burimeve policore pas aksidentit drejtuesi i automjetit, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet, është larguar nga vendnngjarja dhe nga një person tjetër. Sipas deklaratës për shtyp të policisë në mjetin tip Benz me targa AA060 SP, patrulla që mbërriti në vendnngjarje nuk gjeti asnjë person.

Hetuesit flasin për një aksident të qëllimshëm, ku drejtuesi i mjetit që e shkaktoi atë mund të ketë pasur njohje me 23-vjeçaren.

Policia dyshon se në momentin që 23-vjecarja është larguar me taksi në drejtim të Tiranës, është ndjekur nga automjeti tip benz. Në pamundësi për të ndaluar taksinë, mendohet se i riu që ndodhej në timon e ka goditur atë nga pas duke shkaktuar edhe aksidentin fatal. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: aksidenti ne maminasDardan Gjeka-dokumenti
Pas

E FUNDIT/Del nga komisariati Ernest Gjoka (detajet e prononcimit)

Para

Veliaj: Teatri Kombëtar nuk është vlerë, i ka bërë aktorët me kancer ndaj duhet shembur

Para
Veliaj: Teatri Kombëtar nuk është vlerë, i ka bërë aktorët me kancer ndaj duhet shembur

Veliaj: Teatri Kombëtar nuk është vlerë, i ka bërë aktorët me kancer ndaj duhet shembur

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

Netanyahu: Me ndihmën e SHBA, fushata mund të rrëzojë regjimin iranian por nuk është aq e thjeshtë

70-vjeçari dyshohet se vdiq nga arresti kardiak në “Gropën e ujërave termale” në Peshkopi

Irani kërcënon me sulme të reja ndaj Izraelit: “Nuk kemi kufij në objektiva”

QKB u kujton bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare deri më 31 korrik

Belsh/Masat e marra për aktivitetin çiklistik “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”

Rezultati i 11 majit në rishikim, PS dhe PD në rënie pas rinumërimit të 160 kutive

Mosmarrëveshja kufitare Kamboxhia–Tajlandë, një telefonatë që trondit qeverinë tajlandeze

Si do të ndryshojë Irani nëse vritet lideri suprem Khamenei?

Mesazh për Trump në Tel Aviv: “Zoti President, përfundoje punën”, posteri gjigant ndez debat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.