Një vajzë e re ka shpëtuar mrekullisht ditën e sotme në aksidentin tragjik që ndodhi në Qafë-muzinë, ku humbën jetën 5 persona. (Lexo ketu)
Mësohet se ajo ishte shtatzënë dhe fatmirësisht ka mundur t’i mbijetojë aksidentit mjaft të rëndë që u regjistrua mesditën e sotme.
Për Fax News ka folur e motra e vajzës që shpëtoi duke treguar si një ditë më parë i kishte rrëfyer se kishte një parandjenjë të keqe.
“Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë. Ka thyer krahun. Uaaa! Nuk e di, nuk ka fat më të madh. Nuk e di cfarë të them. Po vinte te unë në Sarandë. Dhe më tha që kam një parandjenjë të keqe që dje. Zoti është i madh nuk e di”, tha ajo.
(E.H/Faxweb.al)