Një shtetas 82-vjeçar mbeti i dëmtuar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Vukatanë të Shkodrës.
I moshuari po drejton një motor kur është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur shtetasi D. N., 82 vjeç, banues në fshatin Vukatanë.
Ai është transportuar në spital ku ndoedhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e drejtuesit dhe të automjetit që ka përplasur 82-vjeçarin.