Pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri, Sali Berisha se në një aksident të ndodhur gjatë ditës në qytetin e Shkodrës ishte përfshirë Orlando Plana, djali i biznesmenit Bardhok Plana, ka reaguar edhe Policia e Shkodrës.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia sqaron se “Sot rreth orës 13:00 në lagjen “Vasil Shanto”, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Gj. B. 57 vjeç, duke tentuar të dalë nga parkingu në rrugë, ka kryer manovër të gabuar dhe për pasojë është përplasur me mjetin tip Volksëagen me drejtues shtetasin R. B. 19 vjeç, i cili ka tentuar të shmang përplasjen, por mjeti është përmbysur”.
Sipas policisë, ndaj drejtuesit te mjetit Gj.B për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Deklarata e policisë:
Sqarim!
Në lidhje me një postim në rrjetet sociale nga shtetasi S. B, ju sqarojmë se:
Sot rreth orës 13:00 në lagjen “Vasil Shanto”, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Gj. B. 57 vjeç, duke tentuar të dalë nga parkingu në rrugë, ka kryer manovër të gabuar dhe për pasojë është përplasur me mjetin tip Volksëagen me drejtues shtetasin R. B. 19 vjeç, i cili ka tentuar të shmang përplasjen, por mjeti është përmbysur.
Si pasojë e përplasjes pati vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë Rrugore dhe kryen të gjitha veprimet sipas procedurave standarte.
Të dy drejtuesve të automjeteve u është bërë edhe testi i alkoolit ku kanë rezultuar që nuk kanë përdorur pije alkoolike.
Në përfundim të veprimeve është marrë masë administrative ndaj drejtuesit te mjetit Gj.B për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht të nenit 152/1/a.
Kujtojmë se ish-kryeministei Berisha publikoi në facebook-un e tij një denoncim të mbërritur nga një qytetarë në të cilin shkruhej se në aksident ishte përfshirë Orlando Polia për të cilin policia nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post