Pas aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër- Bushat në vendin e quajtur Kryebushat, ku vdiqën 2 gra përkatësisht Luljeta Zefi, 39-vjeçe dhe Diana Mjeshtri, 45-vjeçe, ka reaguar spitali i Shkodrës.
Reagimi ka ardhur pas denoncimit të ish-deputetit të PD-së Bardh Spahia, i cili shkruan në statusin e tij se këtë reagim e bënë si mjek dhe e di shumë mië se sa e rëndësishme është ndihma e parë.
Spitali i Shkodrës nëpërmjet reagimit të tij është shprehur se ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje pas njoftimit rreth orës 15:00, gjithashtu ato ishin të shoqëruara nga dy mjek dhe dy infermierë.
Gjithashtu prenoncimi i spitalit shprehet se viktimat kanë vdekur që në vendngjarje, duke mos pasur mundësi kështu mjekët të japin ndihmën e parë.
Statusi i plotë i Bardh Spahis
Ambulanca shkon pa mjek ne aksident! Keqardhje e ndjerë për aksidentin e rëndë që ndodhi në Kryebushat të Shkodrës! Si mjek jam i skandalizuar kur mësova se ambulanca kishte shkuar të jepte ndihmën, pa asnjë mjek! Një papërgjegjshmëri e tillë kriminale dëshmohet vetëm nën qeverisjen e Rilindjes! Ndihma e menjëhershme në raste të tilla është jetike, por kjo nuk kuptohet nga amatorët e përzgjedhur nga Rilindja! Si mund të luhet kështu me jetën e njerëzve! #ShtetiKaRënë.
Reagimi i plotë i spitalit të Shkodrës:
Dy autoambulanca me mjekë dhe infermierë në vendngjarje
Duke shprehur ngushellimet për 2 viktimat në aksidentin rrugor të ndodhur në Kryebushat, Spitali Rajonal Shkodër bën me dije si më poshtë:
Menjëherë pasi jemi njoftuar për aksidentin e ndodhur në Bushat rreth orës 15:00, dy ambulanca të spitalit Shkodër janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes së bashku me dy mjekë dhe infermierë.
Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 5 të plagosur u transportuan në spitalin e Shkodrës, ku morën trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Një prej të plagosurve ka dalë nga spitali dhe 4 të plagosur ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Discussion about this post