Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Velipojë-Shkodër në orët e pasditës. Fax News raporton se për pasojë ka humbur jetën Edmond Preka dhe foshnja e tij 6 muajshe e cila ka humbur jetën rrugës për në spital. Viktima po drejtonte automjetin tip Alfa Romeo. Nga të njëjtat burime raportohet se viktimat se janë banorë në Velipojë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 7 persona, dhe 5 prej tyre raportohet se janë në gjendje kritike për jetën dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Personat e plagosur janë dërguar me emergjencë në në spital.
Në aksident janë përfshirë dy automjete tip ‘Fuoristradë’ dhe një tip ‘Alfa Romeo’.Aksidenti ka ndodhur në vendin ‘Velipojë Sektor’.
Ndërkohë shkak për aksidentin mund të jetë bërë sinjalistika e munguar apo mungesa e ndriçimit publik.
(M.Q/Faxweb)