Është identifikuar personi që humbi jetën pasditen e some në Surrel ku një makinë tip fouristradë humbi kontrollin dhe ra në një humnerë.
Viktima është Florenc Vishkurti, 38 vjeç, raporton ‘Fax News’. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë janë Lulzim Balla (60 vjeç) dhe Zyhdi Alcani (55-vjeç).
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë ku pasditen e sotme kryeqyteti u përfshi nga reshjet e shiut për rreth një orë, por edhe shpejtësia e mjetit.
Gazetari i ‘Fax NeWs’ Sokol Dema, i cili raportoi nga vendngjarja tha se mjeti ka kaluar dhe një mur mbrojtës dhe ka përfunduar në një greminë rreth 20 metër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dajtit, në fshatin Surrel. Menjëherë në vendngjarje janë dërguar shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca.
“Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona,” njoftoi policia.
(B.H/Faxweb)