Një person 54-vjeçar Syrja Brahimi dhe një vajzë e re 18 vjeç Shqiponja Xhafa u nisën me helikopter me urgjencë drejt Tiranës pas aksidentit të rëndë në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj ku u përplasën automjeti “volkswagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan. E reja Xhafa nuk arriti tu mbijetonte plagëve dhe pas trajtimit të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë (lexo ketu)
Njoftohet se numri i të lënduarve ka shkuar në 9, rëndë mes tyre një vajzë 18-vjeçare dhe një person 54 vjeç. Të plagosurit e tjerë janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës.
Shqiponja Xhafa udhëtonte me të fejuarin Sokol Brahimi, 26 vjec në mjetin volkswagen kur janë përplasur me autobusin e linjës.
Në gjendje të rëndë pas aksidentit u raportua 18-vjeçarja Shqiponja Xhafa, dhe 54-vjeçari Syrja Brahimi.
EMRAT:
Endrikejd Kapa, 17 vjec
Shqiponja Xhafa, 18 vjeç (në gjendje të rëndë u dërgua drejt Tiranës)
Sokol Brahimi, 26 vjec (i fejuari i 18-vjecares Xhafa)
Syrja Brahimi, 54 vjec
Petrit Rapaj, 56 vjec
Hanko Mara, 52 vjec
Zergjin Sina, 62 vjec
Fatmir Selfaj, 60 vjec
Robert Aliko, 55 vjec
18-vjeçarja Shqiponja Xhafa, dhe 62-vjeçari Zergjin Sina janë nisur drejt Tiranës, të tjerët ne spitalin rajonal të Gjirokastrës.