04:38 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksidenti tragjik ku humbi jetën 19-vjeçarja në Fier, policia ndalon shokun me të cilin ishte në makinë

12:33 | 28/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Kush është 19-vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Fier-Vlorë, shoku i saj në spital me plagë të shumta. Policisë iu deshën disa minuta që ti gjenin për shkak të errësirës

Policia e Fierit ka ndaluar me urdhër të prokurorisë të riun Sabri Xherimeja, i cili ishte në makinën benz që doli nga rruga mbrëmjen e djeshme, e për pasojë humbi jetën 19-vjeçarja Xhesika Mjekra.

Policia thotë se ndalimi i 21-vjeçarit është bërë me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Një aksident tragjik ndodhi dje para mesnatës në Fier -Vlorë, ku humbi jetën 19-vjeçarja Xhesika Mjekra, dhe u plagos 21-vjeçari Sabri Xherimeja. Faxweb.al ka siguruar dhe foton e viktimës, ndërkohë që familjarët mes dhimbjes njoftojnë se përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet sot në mesditë në Tiranë.

Dyshimet janë se aksidenti ndodhi për shkak të errësirës në rrugë, ndërsa në drejtimin e mjetit ishte vetë 19-vjeçarja, e cila nuk i shpëtoi dot plagëve të marra. I riu që ishte pasagjer në mjet u dërgua me plagë të shumta për në spitalin e Fierit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në zonën ku ndodhi aksidenti mungon ndriçimi dhe sinjalistika, pavarësisht se është një aks rrugor i ndërtuar së fundi, ndërkohë që policisë mbrëmjen e djeshme iu deshën disa minuta për të gjetur vendin se ku makina e dy të rinjve kishte dalë nga rruga.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

“Jam paragjykuar se jam nga Tropoja, më thonin maloke”, Sonila Malaj rrëfehet pa dorashka

Para

(FOTO) I dyshuar kryesor për zjarrin që dëmtoi shtëpi dhe një kodër të tërë në Greqi / Arrestohet një bletar shqiptar, ja çfarë dispononte 64-vjeçari mbi varrezat e zonës

Para
(FOTO) I dyshuar kryesor për zjarrin që dëmtoi shtëpi dhe një kodër të tërë në Greqi / Arrestohet një bletar shqiptar, ja çfarë dispononte 64-vjeçari mbi varrezat e zonës

(FOTO) I dyshuar kryesor për zjarrin që dëmtoi shtëpi dhe një kodër të tërë në Greqi / Arrestohet një bletar shqiptar, ja çfarë dispononte 64-vjeçari mbi varrezat e zonës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.