Pas aksidentit tragjik të aksit Fier -Vlorë, policia ka vënë në pranga 31 vjeçarin Edmond Asllani, i cili po drejtonte një nga makinat e përfshira në aksident.
Kujtojmë se si pasojë e përplasjes së makinave, ditën e djeshme mbeti e vdekur një 27 vjeçare shtatzënë, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur. Viktima është identifikuar si Majlinda Troka 27 vjeçe. 27 vjeçarja dyshohet të ketë qenë 6-7 muajshe shtatzënë.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Asllani, vjeç 31, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.T., vjeç 32, banues në fshatin Sheq Musalalaj dhe me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetin A.T., vjeç 64, banues në fshatin Martin. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në mjetin tip “Audi”, shtetasja M.T., vjeçe 27, banuese në fshatin Martin si edhe aktualisht ndodhen në spital shtetaset L.T., 7 vjeçe dhe K.T., vjeçe 41, banuese në fshatin Qarr, pasagjerë në mjetin “Audi” dhe drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi L.T., 32 vjeç dhe i mituri Xh.T, 1 vjeç.
(J.D/Faxweb.al)