Një aksident tragjik ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Një makinë ka përfunduar në Lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj.
Sipas policisë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar, në automjet ndodheshin pesë persona të familjes Asllani nga Gërçeçi.
Në automjet ndodheshin dy të moshuar, djali i tyre dhe nusja e djalit. Gjithashtu edhe një i mitur. Sipas mediave vendase, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa theksohet se fëmija i mitur ka arritur të dalë nga makina dhe është gjetur nga kalimtarët i cili më pas është transportuar në spital në Shkup.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik.