Tre nga personat dyshohet se janë anëtar të të njëjtës familje pavarësisht se ende nuk dihet saktësisht se për kë bëhet fjalë. Viktimat ishin duke lëvizur me një mjet tip “Seat” ngjyrë blu ndërsa 6 persona janë përfshirë në aksidenty, katër prej të cilëve kanë humbur jetën, një po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë ende ndërsa një tjetër sapo ka lënë ambientet e spitalit pas ndihmës së marrë pasi nuk ka marrë fatmirësisht plagë të rënda.
Viktimat po udhëtonin në të njëjtin mjet ndërsa dy të plagosurit mësohet se udhëtonin me një makinë tjetër.
Mendohet paraprakisht se viktimat ishin nga Gramshi ndërsa shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë për shkak të reshjeve, por nuk përjashtohet mundësia e manovrimit të gabuar të mjetit tip “Seat”.
Ky aksident në këtë qark është ndër më të rëndit gjatë gjithë dekadës së fundit ndërsa kujtojmë se disa vite më parë ka ndodhur jë aksident me 5 të vdekur dhe gjithashtu vetëm para disa ditësh është aksidentuar për vdekje edhe një 25-vjeçar.Pritet një hetim konkret për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Bëhet me dije se për një periudhë kohe prej 30 minutash është bllokuar autostrada në të dyja akset e saj dhe është krijuar trafik.
Mësohet se tre mjete janë përplasur keq mes tyre ndërkohë që njëra prej të plagosurave ka mbërritur e vdekur në spital në rrepartin e Kirurgjisë ndërsa të tjerët kanë ndërruar jetën në spital. Emrat i viktimave ende nuk janë bërë të ditura ndërsa edhe persona të tjerë kanë mbetur të plagosur
Perplasja ka qenë aq e fortë sa një makinë ka përfunduar në kanal dhe shkak mendohet se është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
Ndërkohë Policia njofton se tre mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, konkretisht mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.
Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K, kanë humbur jetën. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti ndërsa zona ku ka ndodhur aksidenti njihet si vend i rrezikshëm pasi vetëm pak kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/385501205685254/
(F.GJ/FAXWEB.AL)