Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Marinzë të Fierit, ku një një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin vaditës, duke shkaktuar fatkeqësisht 2 viktima.
Ata janë shtetasit Shkëlqim Beqaj 54 vjeç dhe Elior Lagjaj 36 vjeç, personat që shihni në fotot e mëposhtme.
Makina tip “Nisan” me të cilin lëviznin viktimat u pikas rreth orës 13:00, e përmbysur në një kanal.
Ka qenë GPS i makinës, që i përkiste një kompanie sigurie ai që ka sinjalizuar gjithçka. Kjo pasi mjetit për çdo ditë bënte patrullim në këtë zonë, ndërkohë që gps tregoi se për shumë kohë mjeti nuk po lëvizte.
Të gjendur përballë kësaj situate punonjësit e kësaj kompanie janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë parë që makina kishte përfunduar në kanal.
Paraprakisht u dyshua se drejtuesi i mjetit ka pasur probleme me zemrën, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë pësuar atak kardiak.