Dy shqiptarë 60 dhe 65 vjeç kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në autostradën Athinë-Lamia.
Mediat greke kanë publikuar videon kur shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe ka goditur dy makina duke i shkatërruar plotësisht dhe plagosur për vdekje dy shqiptarët:
Spiro Guri 60 vjeç dhe Dhimitër Pabuko 65 vjeç, ndërsa një 34-vjeçare, Balerina Guri ka mbetur e plagosur rëndë. Ajo u dërgua në spitalin e Atikës për trajtim.
Shoferi 64-vjeçar që shkaktoi aksidentin nuk ka pësuar lëndime të rënda, por ka rezultuar pozitiv në testin e alkolit dhe u arrestua menjëherë.
Spiro dhe Blerina, janë babë e bijë, raportojnë mediat greke.
“Çdo mëngjes, Spiro çon vajzën tonë në punë. Tani kam humbur burrin tim dhe vajzën e kam në prag të vdekjes nën kujdesin intensiv të mjekëve“, ka thënë gruaja e shqiptarit që humbi jetën, ne nje rrefim te trishte per mediat greke.
I terbuar eshte shprehur edhe nipi i viktimës së dytë të aksidentit tragjik, shqiptarit 60-vjeçar Dhimiter Pabuko.
“Nëse e gjej, do ta vras me duart e mia”, tha ai duke shprehur indinjate për shoferin grek qe shkaktoi aksidentin.