Pas aksidentit të tmerrshëm në Itali, ku humbën jetën dy vajza shqiptare dhe dy djem italianë, miqtë kanë bombarduar rrjetet sociale me dedikime dhe mesazhe tejet prekëse.
I tillë është edhe mesazhi i mikes së 19-vjeçares Xhesika Gjanaj.
“Ishe aq e bukur. Por unë gjithmonë do të mbaj mend disa vite më parë, Xhesika e vogël, me syze të trasha, flokët e çrregullt, e brishtë e ëmbël. Xhesika e vogël me ëndrra të mëdha, aq të mëdha sa sytë e tu me ngjyrë lajthi, Kudo që të jesh tani, qofsh e lumtur”, shkruan shoqja e saj.
Xhesika humbi jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të kaluar, ku makina “Mini Cooper” doli nga rruga dhe u përplas me një mur.
Në makinë ndodheshin katër të rinj: Xhesika Gjonaj, 19 vjeçe; Ambra Shaljani, 18 vjeç; Federico B. 18 vjeç dhe Riçardo M. 19 vjeç.
Aksidenti u raportua fillimisht nga disa shoferë mjetesh. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilave iu deshën më shumë se 3 orë për nxjerrjen e dy trupave të ngecura brenda mjetit. Ndërkohë, dy viktima të tjera fluturuan nga makina për shkak të përplasjes, duke u gjetur 30 metra larg vendngjarjes. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post