Detaje të reja vijnë nga aksidenti automobilistik i ndodhur në autostradën Lezhë-Laç, ku humbi jetën një person.
Sipas burimeve, viktima është Arjan Bejtja, 37-vjeç, shefi i brendshëm në burgun e Shënkollit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në superstradën Lezhë-Laç, ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe nga ky aksident tragjik mbeti i vdekur 37-vjeçari Arjan Bejtja.
Ndërkohë mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rreth shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post