Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti tragjik i ditës së djeshme në aksin Lezhë-Shkoder, ku humbi jetën një shtetas kosovar dhe 6 të tjerë u plagosën.
Sipas policisë shkak i këtij aksidenti ka qene gabimi në parakalim i drejtuesit te Audit me targë SH0044E, shtetasit Kreshnik Bekteshi.
“Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se mjeti Audi me targë SH0044E që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Bekteshi, duke kryer parakalim të gabuar, është përplasur me mjetin Volkswagen Polo me targë D-BF54 që drejtohej nga shtetasi kosovar B.F”, thuhet nga policia.
Aksidenti
Më datë 16.07.2017, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Interurban dytësor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kodhelit me Gjadrin – Lezhë, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se mjeti Audi me targë SH0044E që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Bekteshi, duke kryer parakalim të gabuar, është përplasur me mjetin Volkswagen Polo me targë D-BF54 që drejtohej nga shtetasi kosovar B.F.
Gabimi i drejtuesit tjetër
Kurse mjeti Benz me targë AA627JH që drejtohej nga shtetasi B.B., ( vëllai i drejtuesit të mjetit Audi), ka qenë duke ecur pas mjetit Audi, dhe pasi ka parë përplasjen, ka ndaluar për t’u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve, por nuk ka siguruar mjetin, i cili ka rënë në kanalin vaditës, buzë rrugës.
Nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi kishin dalë nga mjeti të gjithë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit Volkswagen shtetasi B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë si dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, vëllai i drejtuesit, shtetasi B.F. 37 vjeç , i cili ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu janë lënduar drejtuesi i mjetit Audi dhe pasagjerët po në këtë mjet, ku nga këta, shtetasi Kreshnik Bekteshi , 44 vjeç dhe pasagjeria S.B. 35 vjeçe ,banues në Shkodër, ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasit V.M. 70 vjeçe, N.T. 17 vjeçe dhe A.B. 3 vjeç, banues në Shkodër ndodhen në Qendrën e Traumës në Tiranë nën kujdesin mjekësor.
Shtetasi Kreshnik Bekteshi, u arrestua në flagrancë , për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme. (J.V/Shuplaka)