Pas aksidentit të rëndë të shënuar në autostradën Shkup-Tetovë, ku të paktën 13 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë ka reaguar edhe Presidenti I Republikës,Ilir Meta.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shpreh trishtimin e tij lidhur me këtë aksident, ndërsa shkruan: “Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror!”
Meta gjithashtu uron shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit.
Statusi i plotë:
Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.
Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj!
Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror!
Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostratën Shkup-Tetovë, ku dyshimet e para thonë se ka qenë plasja e gomës së autobusit, që ka bërë që fillimisht autobusi të dalë në krahun tjetër të rrugës, e më pas të përmbyset jashtë saj, duke i marrë jetën 13 personave dhe duke lënë të plagosur dhjetëra të tjerë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)