Një aksident i rëndë u shënua pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, ku 29-vjeçarja mirditore, Stela gjoka nuk mundi të mbijetoj dhe ka ndërruar jetë në spital, raporton “Fax News”.
Ndërkohët i plagosur ka mbetur edhe 1 person tjetër, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(S.SH/Faxweb)