Gjykata e Vlorës ka shpallur ditën e sotme masat e sigurisë për inxhinerët e firmës të akuzuar për punimet tek “Lungomare”, aksident që i morri jetën 18-vjeçarit Kristo Panajoti. Mësohet se është caktuar masa “arrest me burg” për Ilirian Tahmazi dhe “arrest shtëpie” për Tomorr Cenën.
Një ditë më parë, SHÇBA vuri në pranga shtetasin Myslym Ismailaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimet e Aksidentev në Policinë e Vlorës. Ai akuzohet se i ka bërë presion shtetasit Petraq Beja në aksidentin tragjik të 26 nëntorit.