Një makinë ka përplasur një qytetar në Lezhë, në vendin e quajtur Ura e Cenit. Mësohet se qytetari po udhëtonte me biçikletë në momentin që është përplasur nga automjeti.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletes identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga Policia.
I aksidentuari u trasportua menjëhere në Spitalin Rajonal të Lezhës me fraktura, por nuk dihet gjendja e tij shëndetesore. Ndërkohë Plicia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave e këtij aksidenti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)