Një aksident ka ndodhur paraditën e sotme në fshatin Moravë në aksin rrugor Berat-Poshnje. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Fax News, tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra ka përfunduar në kanal. Siç raporton policia, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë aksidentit janë plagosur 67-vjeçari XH.B, 44 -vjeçari A.A dhe nëna e tij shtetësja F.A 70-vjeç, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhen jashttë rrezikut për jetën. Ndërkaq grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 11:20 në aksin rrugor Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë u përfshinë në aksident tre mjete. Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë. Për pasojë u dëmtuan shtetasit Xh.B, A.A, dhe nëna e tij shtetasja F.A, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere.
Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(J.D/faxweb.al)