Një aksident ka ndodhur në rrugën Suk‐Stum në Fier ndërsa mësohet se kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik.
Tre të rinjtë po udhëtonin me makinë dhe mësohet se për shkak të shpejtësisë janë përplasur me borduren e rrugës e për pasojë kanë humbur kontrollin dhe kanë prfunduar në kanal.
Të rinjtë janë të moshave 25 dhe 33-vjeç.
Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa janë transportuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.
(F.GJ/FAXWEB.AL)