Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Roskovec-Ura Vajgurore. Raportohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin anësorë të rrugë. Mjeti mësohet se është marrë me qera nga disa shtetas të huaj.
Pesë personat që ndodheshin në mjet dyshohet se mund të jenë shtetas indianë ose pakistanezë. Njëri prej tyre ka marrë lëndime më të rënda dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier. Në vendngjarje ndodhen shërbimet policore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë.