Pogradec: Aksident në afërsi të fshatit Udenisht.
Gazetarja Iris Rezhda, informon për FaxNews se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku 5 persona kanë ngelur të plagosur, 3 prej tyre fëmijë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt kryeqytetit për mjekim për të specializuar.
Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.