Një aksident tragjik ka ndodhur në Shkodër vetëm pak minuta më parë ku një person ka humbur jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet në aksident u përfshinë mjetin tip ‘Skoda’ AA 632 HK, i cili u përplas me kamionçinën me targa AA 935 LO.
Fatkeqësisht drejtuesi i ‘Skoda’ humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ndërsa shoferi i mjetit tjetër është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e aksidentit. (J.V/Shuplaka)